Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka tërhequr lejen për vazhdimin e Festivalit të Birrës, në qendër të kryeqytetit, për shkak se mbrëmë 50 persona u lënduan në një rrëmujë të krijuar pas të shtënave me armë zjarri në sheshin “Zahir Pajaziti”. Kryetari Ahmeti, ka thënë se arsyeja e anulimit të vazhdimit të festivalit ka qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e moshës së të rinjve nën 18 vjeç në shesh. Ky ta quajmë festival, i cili promovon dhe reklamon alkoolin, nuk ka të bëjë me asnjë aktivitet kulturor apo arsimor, përderisa në shkollat fillore dhe të mesme të vendit pirja publike e alkoolit në mjediset arsimore është e ndaluar. Organizatorët e reklamimit të birrës dhe pijeve alkoolike në vendet publike, nuk kanë asnjë arsye tjetër pos përfitimeve materiale. Atyre nuk iu intereson degjenerimi i rinisë apo se plagosja e 50 vetëve sikur ndodhi mbrëmë në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …