Igor Kalbukov: Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtare e NATO-s në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh

Anulohet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, që do të mbahej me 4 e 5 dhjetor në Bosnje-Hercegovinë

Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në Bosnjë dhe Hercegovinë.  Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka pohuar se anulimi ka ndodhur për shkak të disa problemeve që ka pasur me organizim. “Kryeministri i Republikës së Kosovës udhëtoi  nga Brukseli për në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ky udhëtim i kryeministrit në Bosnje dhe Hercegovinë ishte paraparë të ndodhte në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në Neum. Për shkak disa problemeve të cilat tashmë i ka bërë të njohura organizatori, ky samiti është anuluar”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell

Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale

Emisari i kryetarit amerikan Donald  Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …