APEL NGA DREJTORIA PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM E KOMUNËS SË RAHOVECIT

Qytetarë të nderuar, kur vetëm jemi në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe ato fushore. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtja dhe lajmërimi me kohë ndihmojnë shumë në parandalimin e përhapjes dhe po ashtu shuarjen e shpejtë të zjarrit ku do që ai mund te paraqitet. Reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne! Në  situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet te lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si me poshtë: Informimin mundë ta bëni në qendrën operative emergjente 112. Gjithashtu mund te thirrni edhe në këta numra: Njësinë e Zjarrfikësve në Rahovec në numrin e telefonit 029-277-555, Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192,

ZJARR- VËNIET E QËLLIMTA SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …