Apel për kujdes të shtuar për qytetarët e Malishevës

Bazuar në paralajmërimet e hershme dhe situatën aktuale hidrometeorologjike, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Malishevës, apelon tek qytetarët që ti ndërmarrin masat e duhura, konform ligjit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, për mbrojtje personale dhe reciproke, duke u shmangur nga lëvizjet e panevojshme, si dhe në rast të përmbytjeve të mundshme, ti shfrytëzojnë rrugët alternative. Për çdo rast, luten qytetarët që të kontaktojnë numrin emergjent 112. Gjendja aktuale është e mirë dhe nën kontroll. Komunikacioni zhvillohet normalisht, mirëpo në vende të caktuara kërkohet të bëhet vozitje e kujdesshme, pasi prurjet e ujërave janë të mëdha, si pasojë e reshjeve të pandërprera. Lumi Mirusha, në disa vende ka dalë nga shtrati i tij dhe ka toka bujqësore të përmbytura, sidomos në pjesën perëndimore të rrjedhës së lumit Mirusha. Rruga Mirushë-Gurbardh, është e pakalueshme, pasi është mbuluar ura mbi liqenin në Mirushë. Ekipet komunale të emergjencave, janë në gatishmëri të plotë dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës nga reshjet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …