Komuna e Rahovecit apelon dhe paralajmëron qytetarët që: Si pasojë e rritjes se temperaturave dhe rrezikut nga zjarri, paralajmëron në mënyrë të veçantë qytetarët dhe ekonomit familjare:
– të mos djegin hamullore
– të ruajnë në mënyrë adekuate dhe të bëjnë magazinimi e materieve të rrezikshme,
– materiet lehte ndezëse të ruhen në mënyrë adekuat sipas rregullave të magazinimit.
Ligji për Mbrojtjen nga Zjarri ndalon djegien e të korrave / hamulloreve, mbeturinave dhe mbetjeve bimore. Ndalohet ndezja e zjarrit në pyje dhe pranë (rrëzë) pyllit. Personi i cili shkakton zjarr do të detyrohet që të kompensojë dëmin – të rimbursojë njësinë e zjarrfikësve dhe shpëtimit për kostot e reagimit, si dhe bartë përgjegjësi në përputhje me Ligjin për Mbrojtje nga Zjarri dhe dispozitat e ligjeve tjera në fuqi. Gjithashtu, ekonomit familjare dhe pronarët e tokës do të humbin të drejtën për fonde stimuluese në bujqësi për një periudhë të caktuar nëse vërtetohet se ata kanë djegur mbetjet e të korrave. Në situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet te lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si me poshtë:
Informimin mundë ta bëni ne qendrën operative emergjente 112
Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:
Njësinë e Zjarrfikjes në Rahovec në numrin e telefonit 029-277-555,
Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192,
Reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!