Apeli i gjykatës Speciale, në Hagë ka refuzuar kërkesën e Isni Kilajt kundër vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, e cila më 9 dhjetor 2024 i caktoi masën e paraburgimit. Ai, së bashku me Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, u arrestua më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë më 6 dhjetor 2024, në bazë të një aktakuze të konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga. Sipas aktakuzës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe disa të tjerë dyshohet se kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, përmes koordinimit të grupeve të ndryshme, duke ndikuar në dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit gjatë vizitave të realizuara në korrik, shtator dhe tetor 2023. Thaçi përballet me tri akuza për pengim të personit zyrtar, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
Kontrolloni gjithashtu
RKL; Vdiq greku, Janullatos, por eshtrat e këtij varrëmihësi e shkatërruesi të Kishës Ortodokse Shqiptare, të Fan Nolit, do të ngelin në Tiranë
Vdiq fizikisht kleriku grek, Janullatos por eshtrat e këtij varrëmihësi dhe shkatërruesi të Kishës Autoqefale …