Gjykata e Apelit ka refuzuar katër nga pesë bazat e ankesës ndaj vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, me të cilin ai refuzoi kërkesat e disa individëve për të marrë pjesë si viktima në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ndryshe, përmes një shkrese, përfaqësuesi i gjashtë aplikantëve, të cilëve u është refuzuar statusi i viktimave, kishte paraqitur ankesë ndaj vendimit të gjyqtarit paraprak, që të njëjtëve mos të u jepet ky status. Në këtë shkresë thuhej se sa i përket Viktimës-06/06, kërkesa e së cilës bie jashtë juridiksionit të përkohshëm të Dhomave të Specializuara, kanë pranuar vendimin e gjyqtarit paraprak dhe apelimi nuk vlen ndaj të njëjtit. Kurse theksohej se gjyqtari i procedurës paraprake ka gabuar në përcaktimin e fushës përkatëse kohore, gjeografike dhe materiale të aktakuzës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …