leoni

Apeli konfirmon aktakuzën për rastin “Banjska”, refuzon ankesat e të akuzuarve

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila konfirmoi aktakuzën ndaj tyre në rastin “Banjska”. Sipas njoftimit të Apelit, aktvendimi nuk përmban shkelje esenciale të procedurës penale dhe provat e paraqitura janë vlerësuar si të pranueshme. Të akuzuarit përballen me akuza për kryerje të veprave terroriste, cenim të rendit kushtetues dhe shpëlarje parash. Aktakuza e ngritur më 11 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale ngarkon gjithsej 44 persona dhe një subjekt juridik, me Milan Radoiçiqin si të pandehurin kryesor. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit tentuan me dhunë dhe armatim të rëndë ta shkëpusin pjesën veriore të Kosovës për ta bashkuar me Serbinë, me ç’rast u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë dhe e popullatës civile.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Mickoski

Deklarata e fundit e Kryeministrit Mickoski, ku pretendon se BDI nuk kujdeset për çështjet e …