leoni

Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për 6 shqiptarët e Shkupit

Gjykata e Apelit në Shkup ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarët e akuzuar për vrasjen e 5 sllavo-maqedonasve në vitin 2012. Në vendimin e Apelit bëhet e ditur se janë hedhur poshtë ankesat e palës mbrojtëse, e cila i kishte konsideruar akuzat si të pabaza. Avokatët mbrojtës të 6 shqiptarëve të akuzuar për rastin e liqenit të Smilkovës, kanë kërkuar lirimin e klientëve të tyre për shkak të mungesës së provave. I tërë procesi gjyqësor është përcjellë me parregullsi të mëdha. Për të shtuar edhe më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një proces të montuar gjyqësor, shërben pretendimi i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, se në njërin nga audio-incizimet tregon se në këtë proces janë dënuar njerëz të pafajshëm. Por, kreu i social-demokratëve, Zoran Zaev nuk i ka publikuar asnjëherë materialet me përgjimet e zyrtarëve të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …