Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas një takimi njoftues me shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, ka deklaruar se Kosova shumë shpejt do ta ketë liberalizimin e vizave dhe do të jetë shpejt edhe pjesë e Bashkimit Evropian, sepse vendi ynë ka vetëm një të ardhme, e ajo është e ardhmja perëndimore. Kryesuesja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, tha se për fillim ajo është duke shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit të afërt me kreun e Kuvendit të Kosovës, pasi, sipas saj në kulturën dhe sistemin demokratik të Evropës, rol të rëndësishëm luan Parlamenti. Apostolova tha se Kosova është pjesë e shoqërisë evropiane dhe janë të interesuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ajo veçoi faktin se Veseli përmendi dialogun jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe pajtimin me Serbinë dhe unë pajtohem me të ka thënë zonja Apostollova.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …