Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar të gjithë miqtë dhe partnerët për Ditën e Evropës. Përmes një videoje, ajo ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderojë të gjithë evropianët që po ndihmojnë në luftimin e pandemisë Covid-19. Apostolova ka theksuar se Bashkimi Evropian synon që t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën që do të shërbejnë në stabilizimin e ekonomisë në vend. “Bashkimi Evropian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin”, ka theksuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …