Deputetët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kërkuan lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet. Për këtë shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova i është drejtuar me një thirrje Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që ky propozim të mos votohet. Ajo ka kujtuar se kjo bie ndesh me rregulla të BE-së. “I bëj thirrje parlamentit që të mos votojë propozimin për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 15 vjet. Ky propozim është në kundërshtim me direktivat e BE-së për emetimin e dioksidit të karbonit nga automjetet. Do të ketë ndikim serioz në shëndetin publik. Raporti i fundit i Agjencisë evropiane të Mjedisit e rendit Kosovën ndër vendet me ajrin me të ndotur në Evropë. Inkurajoj Kuvendin që të mos ndryshojë kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet”, ka shkruar Apostolova.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …