Nataliya Apostolova shprehet e zhgënjyer për mosratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend

Apostolova: Në këtë kohë partitë politike duhet të kenë unitet për mirëqenien e popullit mbi interesat partiake

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke bërë thirrje që në situatën pas pandemisë COVID-19 kërkohet unitet dhe konsensus politik për të tejkaluar krizën. Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas saj, në këtë kohë partitë politike duhet të kenë unitet për mirëqenien e popullit të Kosovës mbi ndonjë interes partiak. Ndryshe, në kohën kur krejt bota edhe shtetet individuale po merren me çështjen e menaxhimit të situatës pas shpërthimit të pandemisë me COVID-19, në Kosovë ka shpërthyer kriza politike ndërmjet partnerëve të koalicionit të Vetëvendosje dhe LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …