leoni

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova kërkon që të mos tensionohet më tej situata

Shefja e Zyres së BE-së, Nataliya Apostolova nesër takime me shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së

Shefja e Zyres së BE-së, Nataliya Apostolova do vazhdojë nesër takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së. Sipas një njoftimit të Zyrës së BE-së, qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane.

“Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …