Apostolova: Opozita duhet të përfshihet në proceset vendimmarrëse

Apostolova: Opozita duhet të përfshihet në proceset vendimmarrëse

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, priti në takim njoftues shefen e Zyrës së BE-së dhe njëkohësisht përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me rastin e marrjes së mandatit te saj. Ajo theksoi nevojën për një komunikim të mirë me popullin e Kosovës, si dhe me opozitën e cila sipas saj duhet të përfshihet në proceset vendimmarrëse. Kosova ka të ardhme të qartë evropiane dhe se do të vazhdojë të marrë mbështetje politike, financiare dhe të ekspertizës nga BE-ja. Kuçi njoftoi Apostolovën për zhvillimet e fundit në Kosovë, për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, përmbushjen e të gjitha obligimeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, si dhe konkludimin  e procesit për liberalizimit të vizave. Sipas tij për Qeverinë e Kosovës procesi i integrimit evropian vazhdon të mbetet prioritet esencial dhe  shtylla e zhvillimit të reformave në vend. Apostolova, falënderoi Zëvendëskryeministrin Kuçi për prioritizimin e agjendës evropiane. Ajo theksoi rëndësinë e një koordinimi të theksuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duke pasur parasysh se MSA-ja është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që kërkon kapacitete të shumta për zbatim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …