Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka theksuar se BE-ja është në dijeni për arritjen e marrëveshjes së fundit politike, duke iu referuar koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re. Ajo u ka bërë thirrje përfaqësuesve të partive politike që t’i formojnë sa më shpejt institucionet e dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. Apostolova ka deklaruar se sistemi i edukimi dhe luftimi i korrupsionit janë temat që duhet të fokusohen partitë politike në Kosovë. Prandaj sipas saj, liderët duhet të përqendrohen në këtë fusha. Ajo ka theksuar se BE-ja pret partneritet bashkëpunues për krijimin e institucioneve.
