Arabia Saudite formoi një koalicion islamik antiterrorist prej 34 vendesh duke përfshirë Egjiptin, Turqinë, Pakistanin dhe Senegalin, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve Spa që publikoi një listë të këtyre vendeve duke mos përfshirë Iranin dhe Irakun.
“Ky koalicion, i drejtuar nga Arabia Saudite, do të pajiset me një qendër komandimi të vendosur në Riad për të mbështetur operacionet ushtarake të luftës kundër terrorizmit”, shtoi agjencia e lajmeve. Ky koalicion dëshmon shqetësimin e botës arabe për të luftuar terrorizmin dhe për tëqenë një partner në luftën botërore kundër këtij kataklizmi”, deklaroi princi i ardhshëm trashëgimtar dhe ministri saudit i Mbrojtjes, Mohamed Bin Salman, në një konferencë shtypi. Arabia Saudite, që drejton një koalicion arab kundër rebelëve shiitë në Jemen, bën pjesë gjithashtu në koalicionin ndërkombëtar, që nën drejtimin e SHBA-së lufton grupin xhihadist të Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak.