Arabia Saudite po e studion mundësinë e investimeve në Shqipëri në shumën nga 200 deri në 300 milionë dollarë

Arabia Saudite po e studion mundësinë e investimeve në Shqipëri në shumën nga 200 deri në 300 milionë dollarë

Arabia Saudite ka bërë me dije se është duke eksploruar mundësinë e investimeve në Shqipëri që kapin vlerën 200-300 milionë dollarë. Ministria e Jashtme e këtij shteti ndër më të pasur e botës,  bërë me dije se kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar me Princin e Kurorës, Muhammed bin Salman, në Athinë, të Greqisë. Sipas njoftimit, palët kanë diskutuar mbi marrëdhëniet miqësore dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Në takim është diskutuar edhe mënyra për të konsoliduar partneritetin ekonomik në mes të dy shteteve dhe fuqizimin e bashkëpunimit në fushën politike, rritjen e investimeve dypalëshe dhe koordinimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur vendin e tij me 50 milionë dollarë dhe për faktin se Fondi i investimeve publike synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …