leoni

Arbёrie Nagavci: Në Kushtetutën e Kosovës është e definuar qartë vijimi i mësimit në shkollë të vajzave me shami

Arbёrie Nagavci: Në Kushtetutën e Kosovës është e definuar qartë vijimi i mësimit në shkollë të vajzave me shami

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbёrie Nagavci ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Tema për të cila u diskutua në këtë mbledhje kishin të bënin me të drejtat e vajzave që të shkojnë në shkollë me mbulesë si dhe çështja e personave të verbër dhe përfshirja e tyre në shkolla. Nagavci ka thënë se është ballafaquar me sfida të shumta për shkak të vështirësive që ka shkaktuar në mësimnxënie pandemia. Kryetarja e Komisionit, Dude Balje ka thënë se problemi është shumë i qartë ngase mungon ligji për ndalesën ose lejimin e një vajzë me mbulesë në shkollë, duke shtuar se akoma vendoset siç duan në shkolla. Balje ka kërkuar që këtyre vajzave t’u mundësohet të ndjekin mësimin dhe kjo sipas saj, duhet të specifikohet me udhëzim administrativ. Ariana Musliu-Shoshi deputete e PDK-së ka thënë se personalisht ka pranuar ankesa nga disa vajza që nuk janë lejuar të ndjekin mësim. Nagavci ka thënë se problemi që po e diskutojnë është mirë e definuar me Kushtetutë dhe nenet e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …