Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi ka akuzuar Albin Kurtin për raportet e Kosovës me Amerikën. Ai ka thënë se Kurti vazhdimisht ka pasur qasje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne e kemi parë zotin Kurti disa herë duke u tallur me zyrtarët amerikanë. Zoti Kurti është tallur me zotin Grenell. Nxjerrja e dokumenteve sikurse ato të NATO-s është më shumë se tallje. Për ne si LDK ky veprim nga Kurti ishte i papranueshëm dhe realisht ky do të duhet të ishte sinjali i parë për ndërprerje të bashkëpunimit. Në fjalimin e tij Kurti e ka përmendur Shtëpinë e Bardhë si shtëpi të verdhë e me emra të tillë”, tha ai. “Ka video të Kurtit ku e quan Amerikën si forcë imperialiste që ka intervenuar në Kosovë për interes të tyre. Pra kjo është në përgjithësi qasja anti-amerikane e Kurtit”, tha ndër të tjera Abrashi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …