Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, e ka quajtur të papranueshme gjendjen në të cilën është lënë pjesa e Prishtinës së vjetër, prandaj ka premtuar se në fillim të mandatit të tij, do t’i zgjidhë problemet elementare në infrastrukturë dhe do të vazhdojë me fasadimin, respektivisht restaurimin e objekteve, gjithmonë duke i ruajtur vlerat trashëgimore. Kemi vizituar Qendrën e vjetër tregtare, duke dëgjuar kërkesat e banorëve në këtë zonë dhe ne shpalosëm edhe idetë tona. Projektet janë përpiluar nga kandidatët për asamble të kësaj zone dhe ato kanë të bëjnë më së shumti me investime publike dhe infrastrukturë, për këtë qendër dhe zonën përreth. Ne premtuam se në fillim të mandatit do të fasadojmë këtë zonë dhe do të bëjmë një ristrukturim më të thellë, duke krijuar parakushte për zhvillim të bizneseve”, tha Abrashi.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …