Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, theksoi sot se gjatë mandatit katërvjeçar fokusi do të jetë zhvillimi ekonomik lokal dhe krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë e Prishtinës, por edhe riaftësimi i atyre që kanë probleme të përfshihen në tregun e punës. Gjatë një bashkëbisedimi me kandidatët për asamble komunale nga LDK-ja, Abrashi tha se “në vitin e parë Fondi i Punësimit do të ketë në disponim 1 milion euro nga buxheti i komunës ndërsa do të rritet në vitet në vijim. Këtë fond do të synojmë ta rrisim nëpërmes përkrahjes nga niveli qendror dhe nga donatorët ndërkombëtarë. Ideja është që t’i financojmë idetë e të rinjve për krijimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Do të përkrahim edhe bizneset ekzistuese për zgjerimin e kapaciteteve të tyre”.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …