Arban Abrashi: Heqja e taksës 100% po shtyhet për shkak të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Besianës

Arban Abrashi: Heqja e taksës 100% po shtyhet për shkak të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Besianës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka marrë pjesë në një tubim partiak në fshatin Letanc të Besianës. Me këtë rast, Abrashi ka thumbuar kryeministrin, Albin Kurti i cili është edhe liderë i Vetëvendosjes dhe në Besianë ka kandidat, Shpejtim Bulliqin. Abrashi ka përmendur çështjen e taksës duke thënë se heqja e tarifës po shtyhet për shkak të garës në këtë komunë. Ai ka theksuar se një ndërlidhje e tillë është e gabuar. Ky reagim i Abrashit e konfirmon se pakënaqësit dhe problemet në mes koalicionit Vetëvendosje-LDK ende janë duke vazhduar. Ndërkohë, Bulliqi ka akuzuar LDK-në për keqqeverisje në komunën e Besianës për rreth 20 vite.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra mbështet protestën kundër shtrenjtimit të energjisë

Deputetja e PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për protestën e mbajtur …