Arban Abrashi: Në Kuvendin e Kosovës janë dy ekstreme ku qytetari i Prishtinës po përdoret për të fituar poenë politike

Arban Abrashi: Në Kuvendin e Kosovës janë dy ekstreme ku qytetari i Prishtinës po përdoret për të fituar poena politikë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, është zotuar se gjatë mandatit të tij të mundshëm do të merret me problemet e qytetarëve dhe nuk do të merret me politika rajonale dhe as të Qeverisë. Gjatë prezantimit të tij sot në një konferencë për media të LDK-së, Abrashi ka thënë se nominimi i tij për të parin e Prishtinës nënkupton edhe fitoren e tij në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

“Gjatë mandatit tim do të merrem me problemet e qytetarëve siç është ngrohja, ndriçimi, etj., dhe jo me politika rajonale e as të Qeverisë, por do të fokusohem për të mirën e qytetarëve. Në Kuvendin e Kosovës janë dy ekstreme ku qytetari i Prishtinës po përdoret për të fituar poenë politike”, ka thënë Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …