Arban Abrashi pranon detyrën e ministrit të Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pranuar detyrën nga ish ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku. Ky i fundit e informoi Abrashin lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar, masat mbrojtëse ndaj COVI-19 dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga MI.

Abrashi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …