Gjatë një takimi me banorët e fshatit Keqekollë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka prezantuar projektin e tij për investime në Zonën Turistike të Gollakut dhe subvencionimin e bujqësisë. Abrashi e ka quajtur të papranueshme faktin se si nga viti 2013 në Zonën e Gollakut nuk është investuar asgjë nga komuna, madje çka është edhe më e keqe, bujqve dhe blegtorëve të zonës ju kanë ndërprerë subvencionet.
“Ne do ta bëjmë edhe subvencionimin e transportit të rregullt për fshatrat e Gollakut. Do ta bëjnë edhe subvencionimin e bujqësisë dhe përmes analizave të tokës do të shohin se cilat kultura do t’i subvencionojmë në këtë zonë”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.Banorët e Prishtinës detyrohen që për një vikend të shkojnë në Prizren ose më larg, në mungesë të një oferte më afër. Ne kemi hartuar projektin që fshatrat përreth t’i s hndërrojmë në destinacion turistik të banorëve të Prishtinës. Me krijimin e kushteve nga komuna, hapen mundësitë për ndërtimin e restoranteve dhe hoteleve të vogla në këtë zonë”, ka theksuar Abrashi.
Për të jetësuar këtë projekt ai ka propozuar tri projekte prioritare. I pari ka të bëjë me rregullimin e kanalizimit në këtë zonë, i cili është gati jofunksional. “Është e pakuptimtë për një qytet, të cilit i tepron buxheti, ndërsa i ka lënë banorët e këtyre lagjeve pa kanalizim. Kjo praktikë është e papranueshme dhe do të ndryshojë gjatë qeverisjes time”, ka thënë Abrashi. Projekti i dytë ai ka përmendur vazhdimin e ndërtimit të trotuareve për këmbësorë, për të krijuar mundësi qarkullimi për banorët, por edhe turistët. Në këtë mënyrë rritet edhe siguria e atyre që ecin në këmbë.
Për të rritur kapacitetet turistike Abrashi ka thënë se do të ndërtohet një rrugë deri në Grashticë, e cila ka qenë e buxhetuar më 2014, por nuk e di pse nuk është realizuar, sigurisht ka pasur mungesë të vullnetit. “Rruga do të jetë me ndriçim me trotuare dhe me të gjithë infrastrukturën e nevojshme”, ka thënë ai.Një projekt tjetër, i Abrashit në këtë zonë do të jetë vendosja e gypave më të mëdhenj të ujësjellësit në mënyrë që të përmirësohet furnizimi me ujë të pijshëm, deri në Grashticë dhe fshatra tjerë.