Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se kanë mbajtur Këshillin e Përgjithshëm ku është votuar për vazhdimin e procedurave për formimin e Qeverisë së re. “Sfidat që e presin Kosovën janë rimëkëmbja ekonomike, dialogu, riparimi i marrëdhënieve me SHBA-në dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Besoj se shpejt do ta finalizojmë marrëveshjen. Kryetari Mustafa i është drejtuar me një letër partive tjera dhe përpos parimeve të përgjithshme që është biseduar është diskutuar edhe për profilin e ministrave që të jenë me kredibilitet dhe që nuk kanë probleme me ligjin”, ka thënë Abrashi. “Nuk kemi problem me emrat e propozuar nga AAK”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …