Arban Abrashi do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Arban Abrashi do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Kështu kanë bërë të ditur burime të “Zeri.info”, brenda këtij subjekti politik. “Po Kryesia ka vendosur që Abrashi të jetë kandidat i LDK-së për Prishtinën”,thuhet në këtë burim. Rrjedhimisht, Abrashi do të jetë në garë me kryetarin aktual Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja dhe Arbër Vllahiun të kandiduar nga AAK-ja. Derisa, PDK-ja ende nuk ka njoftuar për emrin me të cilin synon ta marrë Prishtinën. Ndryshe, për t’u kandiduar nga LDK-ja për Prishtinën, synime haptas ka pasur edhe ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri. Megjithatë, LDK-ja ka vendosur që me Arban Abrashin të synojë ta kthejë qeverisjen në kryeqytet, pasi kryetari i saj Isa Mustafa humbi drejtimin e komunës në dhjetor të 2013-s, në balotazh me Shpend Ahmetin.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …