Abrashi

Arban Abrashi, thotë se problemet dhe nevojat me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës, janë lehtë të zgjidhshme

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të premten se problemet dhe nevojat me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës, janë lehtë të zgjidhshme, vetëm nevojitet vullnet politik të cilin e ofron LDK-ja dhe kandidatët e saj, njofton kumtesa partiake. “Kam dalë nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës dhe i kam parë nevojat e tyre. Në bazë të nevojave të qytetarëve kemi krijuar projektin për Prishtinën. Lagjet e Prishtinës kanë edhe nevoja edhe probleme në jetën e tyre të përditshme. E mira e gjithë kësaj është se këto probleme janë evidente dhe lehtë të zgjidhshme, nëse ekziston vullnet, të cilin ne do ta ofrojmë”, ka thënë Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: 141 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se 141 …