Sonte shpirti po me klith
Ndjenjat me janë trazuar
Pena ime merr guximin
Amanetin e Ylfetes ta shkruaj
Amanet që na e la duke ikur në amshim…
Vetëm luftë deri n’çlirim
Mos harroni gjakun tim!Ideal pata bashkimin
Vello të bardhë
Ëndërroja çlirimin.
Amanet mos me vajtoni!Rrugën time ju vazhdoni…
Dëshmorët nuk vajtohen
Gjaku i tyre errësirën ndriçon
Atyre që s’durojnë robëri
Kushtrimin ua vë pas…
Në çdo fushë e çdo çast
Dhe Ylfetes ky kushtrim i vjen vërdallë
Ofshan thellë Pse jam e gjallë?
S’e duroj dot robërinë
Më ndihmoni t’i gjej shtigjet e lirisë
Unë u nisa…
Sot spo më dhimset gjaku
Do të dëshmoj trimërin e Llapit
Pranëverat shijoni ju…
Ndonëse unë kurrë nuk i pashë
Mblidhuni të gjithë bashkë!
Kultivoni filiza të reja!Dhe lajmëroni se po vjen pranvera.
Fli e qetë o motra ime
Në atë botë të amshuar
Se amanetin po ta ruajmë
Jo një motër e një vëlla
Janë qindra…
Nga Kosova,MaqedoniaShqipëria,Çamëria…
Po marrëshojnë drejt bashkimit
Nën kushtrimin e vëlla Fatmirit
Që u rrëfen për çlirim:Mos ngurro kurrë o vëlla!
Lufta për çlirim një emër ka
Emër i madh që s’e tund stuhia
Emri LIRI mbi trojet e mia.
Arbana Delia
15janar,2004(-gazeta”ÇLIRIMI” )
RRËFIM UDHËRRËFYES
Brigjeve të Llapit
të një rrap shekullor
takova një loke
pranë varrit të birit dëshmor.
Imazhin shpirtëror
ja lexova në rrudhat e ballit:
Dhembje krenari
Histori shqiptari,
Pranë vetës kishte
edhe një fëmijë
Imazhi i tij i qartë
Vizion për ardhmëri.
Ngadalë ju afrova
vogëlushin përqafova
flokun ja përkëdhela
më plot dashuri
Më butësi e pyeta
I kujt je o fëmijë?
Varri i babait i solli nostalgji
asnjë fjalë s’ma foli
m’shikoi më habi
Dhe gishtin e drejtoj drejt varri të babajit të tij.
E përlotur lokja
e fillo rrëfimin
për birin e saj
dhe nipin jetimin.
Këtu në këto brigje
shkau bëri kërdi
këtu biri im luftoi
pë liri.
Këtu dhe Zahiri
këndoj këngë e Çerçizit
Hakifi sinjal i dha Ilirit
Iliri-Fatmirit
dhe grushte-bashkuar
ëmbël ja thanë këngës
çetat i bashkuan
më refrenin e Gramenos
VDEKJE A LIRI
s’ka më ëmbël në këtë jetë
se kur vdes shqiptari për SHQIPËRI.
Këtu dhe unë sot
nipit i dhashë bekimin
paq biro fatin e djemve
të çlirimit!
E ti moj bijë e Dukagjinit
ma fshi lotin e pikëllimit
Jo,jo lokja nuk derdh lot
se dëshmorët janë fanarë per jetë e për mot…
E kuptove tash moj bijë
i kujt ishte ky fëmijë?
Bir dëshmori e zemër trim
por epitetin ca të mjerë
mi vun JETIM.
Bija ime, moj bijë e Shqipnisë
po të lutëm më përgjërim
të më falesh për lotin tim
…ah, si ta them ty moj bij
plagën që po ma sfilit shpirtin tim
për fëmijët e dëshmorëve që epitetin
ca të mjerë ua vuan JETIM?
Pusho loke të të them ca fjalë:
Të çmueshëm janë xhevahiret
i kthjellët është kristali
Por zemër më të dëlirë
kush mund të këtë
veç djalit të një ushtari
këtij djali dhe shumë të tjerëve
në ballë u buzëqesh krenaria
e skëterrave në shpirt i fle robëria.