Arbanë Qeriqi-Gashi

Arbanë Q. Gashi: Nga viti në vit mezi dolën në dritë 17 vëllime të monografisë, “Feniksët e lirisë”

Nuk kam asgjë kundër Rita Orës as Dua Lipës, por nuk i krahasoj dot me Kampionen botërore, Majlinda Kelmendi, me të cilën krenohem, por besoj se meritat dhe sukseset e të triave tok, që ta përfaqësojnë shtetin nga vijnë, dhe  kombin të cilit  i përkasin ato dhe të tjerët,  janë patjetër nga  gjaku i derdhur i dëshmorëve. Andaj me këtë rast pyes, pse këta drejtuesit e shtetit tonë humbasin radhën në raste të caktuara?

Asnjë këngë për legjendarin Adem Jashari në koncertin e Rita Orës, në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!. Më kot reaguan, yjet e këngës atdhetare: Mrika Trumshi, Arif Vladi e të tjerë. U shastisën në Prishtinë më 17 shkurt 2018, pas Rita Orës, që nuk besoj se e ka nderuar Pavarësinë e Kosovës dhe gjakun e derdhur për lirinë e vendit me veshjet e saj ekstravagante dhe paraqitjet e shthurura para publikut…

U desh të pritet tre vjet që të dalë  në dritë vëllimi 17-të, i monografisë “Feniksët e Lirisë”, sepse duhet shitur numri paraprak,  që të mblidhen mjetet për numrin vijues. Duhet të dilet në teren që të mblidhen të dhënat në familje anë e kënd Kosovës, Kosovës Lindore, Maqedonisë e Shqipërisë. Të gjitha qeveritë e pas luftës kanë refuzuar të përkrahin  këtë projekt, edhe pse krerët e luftës e sot edhe të shtetit, janë  nënshkrues  të këtij projekti, me çka edhe ishin obliguar që sapo të krijoheshin institucionet ta merrnin përsipër realizimin e tërë projektit…

Nga vet fakti se kjo monografi është themeluar me 23 shtator të vitit 2000, dhe deri tani ka nxjerrë në dritë  vetëm 17 numra, një numër në vit, kjo tregon vetvetiu punën e përkushtuar të Redaksisë dhe bashkëpunëtorëve të saj, të cilët edhe në kushte të tilla nuk iu ndanë dhe nuk po i ndahen punës e zotimit të tyre, që u kanë dhënë familjeve të dëshmorëve. E marr të drejtën të shkruaj këta pak rreshta edhe pse nuk jam pjesë e Redaksisë, por që pesë vite merrem me shitjen e kësaj monografie nëpër komuna e nëpër disa  ministri.

Sfidat kanë qenë nga më të ndryshmet.

Pak, fare pak kemi pasur mundësi dhe hapësirë që ky libër i “Redaksisë Dëshmorët e UÇK-së”, i hartuar nga një   grup autorësh të blihet ashtu siç e meriton. Në shitjen e librit personalisht kam hasur në vështirësi nga më të ndryshmet, me arsyetime se  buxhetin e shtetit nuk e  harxhojmë për libra të tillë, dil shiti në rrugë, nuk kemi buxhet të ndarë për blerje të tilla, nuk kemi të drejtë se na gjen shkelje auditori, ose të tjera fjalë edhe me të rënda si: është kryer lufta më, po harroni na mbytet me këto biografi, ecni përpara se keni mbetur në vitin 1999 Ju të radios Kosova e Lirë, madje edhe  fjalë të pamatura e të ulëta…

As edhe njëherë nuk jam lodhur duke iu  shpjeguar se përse duhet ta kenë të gjitha institucionet pa dallim këtë monografi sepse është aset, është një kapital kombëtar, se duhet ta kenë bibliotekat shkollore,….por kot.

Injorimi që i është bërë kësaj Redaksie nga ata që është dashur ta përkrahin është i pafalshëm. Ky projekt është dashur të përfundojë kaherë, po të kishin qenë të përgjegjshëm dhe të vullnetshëm, ata që e kanë nënshkruar projektin e botimit.

Vitet po kalojnë prindërit e dëshmorëve po vdesin. Edhe njëri  nga autoret e këtyre monografive, prof, doktor, Zenun Gjocaj i cili shkruante biografi për dëshmorët ka ndërruar jete para tre vitesh. Vitet ecin e bashkë me ta edhe ne në rrugën shumë të vështirë për ta kryer këtë amanet të dëshmorëve.

Ka shumë raste kur familjarët telefonojnë në Radion Kosova e Lirë ( ku është edhe Redaksia Dëshmorët e UÇK-së)  dhe pyesin pse biografia e më të dashurit apo më të  dashurës së familjes, nuk është e pranishme në këtë libër. Këtë përgjigje do të duhej  t ua japin ata që ndajnë mjete milionëshe për gjëra fare koti, financohen projekte koti, por nuk kanë mjete për të blerë një libër që kushton 12 euro.

Edhe një informim për opinionin:

Tash prisni profiterin, një Afrim Mustafën, apo ndonjë profiter tjetër  kur të nxjerrë botimin  e ri, sepse e ka të gatshëm numrin 17- të  të “Feniksëve të Lirisë” me  78 biografi të tjera të dëshmorëve të tri luftërave tona çlirimtare. Ai një ekzemplar e shet nga 50 deri 100 euro varet si gjuan e ku gjuan, por edhe përurimin ia kryen OVL e UÇK- së, e cila ka qenë  nënshkruese e këtij projekti, por këta të sotmit, nuk i pranojnë nënshkrimet e atyre të pas luftës, të cilët e kanë nënshkruar projektin e botimit të këtyre monografive…

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …