Në 23-vjetorin e shënimit të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Radio Kosova e Lirë, për herë të parë qe 2i vjet nuk mori ftesë për pjesëmarrje. Është rasti i parë që 23 vjet pas luftës profesori Ahmet Qeriqi nuk ftohet në Akademinë përkujtimore për Reçakun, me 15 janar 2022. Ku e merr të drejtën qeveria të anashkaloj kryeredaktorin e librit, “Masakra e Recakut krim kundër njerëzimit”, prof. Ahmet Qeriqin, ku në këtë libër historik e faktografik është ndriçuar tragjedia e dhembshme për gjenocidin në Reçak, të cilën e kryen forcat policore ushtarake e paramilitare të shtetit serb. Janë shkruar biografitë 15 të rënëve, e 42 të vrarë e të masakruar që kujtohen në çdo përvjetorë të Radios Kosova e Lirë me emisione të veçanta për secilin.
Radio Kosova e Lirë në kohën lufte me 16 janar 1999 në emisionin e saj të 13-të me radhë kishte dhënë informacionin e plotë për të masakruarit në Recak. Po atë ditë ishte dhënë edhe komenti me titull “KRIMI DUHET NDESHKUAR”, të pasuar edhe me dy komente tjera: “Edhe një akt sfidues për NATO-n”, dhe “Përgjegjës për krimin në Recak është vetë Millosheviqi” me autor Nezir Myrtaj.
Çdo vit në Radion Kosova e Lirë është kujtuar e kujtohet me dhjetëra emisione REÇAKU. Në TV Dielli është realizuar dokumentari, “Saga e Reçakut” me rastin e 18 vjetorit të gjenocidit në Reçak nga ushtarët dhe paramilitarët e shtetit serb. Pasi e kishte parë dokumentarin, pjesë së cilit edhe ishte ambasadori, Wiliam Walker e kishte cilësuar si dokumentarin më të mirë dhe më se të nevojshëm, duke bërë thirrje që të përkthehej së paku në disa gjuhë të huaja si në: anglisht, frëngjisht, serbisht, italisht…
Kundërthënëse na del me deklarata kryetari i Komunës së Shtimes z, Qemal Aliu kur u deklarua me 14 nëntor se “Shtimja u çlirua pas 22 vjetësh” , e në akademi tha se lufta e lavdishme e UCK-së, dhe ndihma e miqve tanë ndërkombëtar rezultuan me çlirimin e Kosovës… Është njerëzore të mos spekulohet me ngjarje të tilla, vetëm për fushata apo në akademi të tilla.
E presidentja në fjalimin e saj nuk ia bën goja të i përshëndet familjet e dëshmorëve. Në fjalimin e saj kryetarja Osmani tha: “Falë sakrificës së popullit tonë dhe ndihmës së miqve ndërkombëtarë u çlirua Kosova. JO zonja presidente, Kosova u çlirua nga gjaku, ku ujit toka me gjak e kulloi gjak anekënd Kosovës e jashtë saj që të arrihet tek LIRIA. Dhe natyrshëm pyes: për 23 vite a ke qenë në Recak ndonjëherë, jemi kureshtarë ta dimë.
Edhe një element nga përshëndetja e kryetarit aktual, presidentes, kryeministrit: përshëndetën, e kë nuk përshëndetën por asnjërin nga protagonistët kryesorë që punuan për zbardhjen e Masakrës së Reçakut, e të cilët ishin pjesë e UCK-së. Disa nga ata ishin në sallë si: Fehmi Mujota, Shukri Buja, Ruzhdi Jashari, nuk u përmend dot as tanimë i ndjeri mjeku i luftës që kishte bërë identifikimin e kufomave civile të 15 janarit të vitit 1999 në Reçak, Vezir Bajrami, e të tjerët.
E gjitha iu atribuua personave dhe mediave ndërkombëtare….Mosni se këto fjalime janë flluska bore që shkrihen ende pa u kryer akademia. Ky element më shtyn të mendoj se ju vetëm me 15 janar do ta kujtoni Reçakun…mbetet për tu parë.
Edhe pse po përpiqeni të ikni nga e vërteta nuk mundeni sepse qeveritë vinë e shkojnë dhe dëshmitë mbeten. Informacionet e të vërtetat historike të argumentuara ndër të tjera në librin “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit” botuar në vitin 2004, janë testament për brezat e ardhshëm. Ky libër është botuar edhe në gjuhën angleze, ju ndoshta edhe nuk e dini, apo edhe nëse nuk iu intereson fare.
Pandemia ishte vetëm kamuflazh për tu arsyetuar se prania e pjesëmarrjeve është me ftesa, pse e kanë bërë këtë, e din qeveria organizatore e së cilës ishte…mjerim për ta.