Feniksët e Lirisë

Arbanë Qeriqi: Cilat institucione po refuzojnë të blejnë Monografinë Monumentale, “Feniksët e Lirisë”?

Që nga viti 2001 e deri me tani në vazhdimësi Presidenca e Kosovës ka refuzuar të blejë. qoftë edhe një ekzemplarë të  Monografisë, “Feniksët e Lirisë”.  Disa nga kabinetet presidenciale nuk kanë kthyer fare përgjigje, kanë injoruar. Kabineti qeveritar i presidentes Jahjaga, kishte kthyer  përgjigjen me arsyetimin se nuk kemi buxhet për blerje të tilla. Presidenca Thaçi, konkretisht këshilltari Ismail Syla në telefon thotë së janë kundër blerjes së librave me arsyetimin se: Kabineti qeveritar nuk ka nevojë për libra të tilla, se nuk jemi të interesuar me i marrë. Ishte po ky zotëria, që pas një viti telefonoi në redaksi dhe kërkoi biografinë e një dëshmori për ta lexuar kryetari Thaçi asokohe në ditë rënien e një dëshmori. Ismail Syla e di se nënshkruesi i dytë, nga 17 nënshkruesit e projektit është pikërisht kryetari aktual, Hashim Thaçi.

Me datë 8 qershor 2017 redaksia merr edhe një përgjigje negative pas 7 muaj pritje nga rektorati i UP “Hasan Prishtina” , konkretisht Bordi i UP-së, me arsyetimin se nuk e blejmë Monografinë “Feniksët e Lirisë-17”, sepse mandej duhet t’ i blejmë edhe monografitë e të tjerëve. Ata nuk deshën ta dinë se askush në Kosovë e as në trojet shqiptare nuk e boton një monografi të tillë.  Një përgjigje negative morëm edhe nga kryetari i  komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, me arsyetimin se nuk kemi mjete financiare. Komuna e Prishtinës i ndanë 50 mijë euro për blerje libri. Drejtori i kulturës në komunë z. Yll Rugova,  në refuzimin e tij ka thënë se autorët që shkruajnë monografinë nuk janë emra të njohur.

Qe 18 vite kanë arritur të shohin dritën e botimit vetëm 17 numra.  Kjo ka ndodhur e po ndodhë për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

 Të përkujtojmë me këtë rast se të gjitha qeverive pa dallim i është drejtuar shkresa për botim, por asnjëra nuk e ka marrë përsipër financimin e kësaj monografie, projekt ky i themeluar me 23 shtator të vitit 2000 dhe i  nënshkruar nga Simboli i Rezistencës kombëtare bace Adem Demaçi, nga përfaqësuesi i Familjes Emblemë të kombit shqiptar bace Rifat Jashari, nga gjithë kreu i luftës, nga komandantët e zonave etj.

 Ky projekt nuk do të ndalet, sepse vetë Rënia e Dëshmorëve na obligon që së paku të kenë të shkruar nga një monografi, paçka se barra e rendë si tunxhi i bie vetëm kësaj monografie. Edhe pse në opinion po bëhet e pamundura që të pengohet ky projekt.

E marr të drejtën të shkruaj këtë reagim të dytin me radhë të kësaj natyre ngase që dhjetë vite merrem me shitjen e monografisë. Ky libër iu është drejtuar për blerje institucioneve në Kosovë. Nga shitja e numrit paraprak del numri vijues. Deri tani është arritur deri te gjysma e realizimit të biografive të dëshmorëve.

Ky libër duhej të ishte prezent në çdo bibliotekë shkolle, në çdo universitet, në çdo komunë, në çdo ministri, në çdo ambasadë, në mërgatë, me një fjalë në çdo institucion.

Financohet e çka nuk financohet në Kosovë nga institucionet gjegjëse, ky libër jo, ngase nuk kanë interes material. Ngase në Kosovën Tonë të dashur asgjë nuk ka më shumë rendësi sesa ana materiale, pa çka se e harrojmë, historinë , bile na shkruajnë të tjerët, as për këtë nuk mërzitemi për asgjë prej gjëje vetëm ku del fitimi, provizioni, zhvatja e majme. Personalisht kam marrë përgjigje nga më të ndryshmet, nga figura politike e jo politike, arsyetime banale….po ja që jemi ku jemi e nuk e dijë ku do të vemi kështu, me kaq shumë fyerje pa vend, me kaq shumë padrejtësi, me kaq shumë banalitete.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …