Arbanë Qeriqi-Gashi

Arbanë Qeriqi-Gashi: A kaq e madhe qenka Kosova sa të mos dihet ku jetojnë e si jetojnë 2500 nënat e dëshmorëve?

Asnjë medium në Kosovë, apo kudo në trevat shqiptare,  nuk trajton biografitë e dëshmorëve ashtu sikur i trajton Radio Kosova e Lirë. As edhe familjet nuk i kushtojnë çdo ditë, katër orë dëshmorit  të familjes së vet. Ndërkaq sa u përket medieve tjera duhet ndodhë një veprim i caktuar, apo një shëmti si kjo  që të gjithë bëhen  pjesë e diskutimit, dhe krejt kjo merr fund me fillimin e ditës tjetër, kaq bëjnë këta.

Sot e mot, mos i kërkoni falje dëshmorit Taulant Reshat Nura, Nëna e të cilit është keqtrajtuar kaq brutalisht në këtë institucion, pse i kërkoni falje, kush ju ndaloi të veproni ashtu siq duhej të bënit në këtë e raste të tjera. Andaj mos u vetëmjaftoni vetëm me keqardhjet, ose me kërkim faljet nëpër llogaritë tuaja personale.

Kaloi kaq kohë asnjë reagim nga tre përfaqësuesit kryesorë shtetëror, athua pse kjo vonesë? Ndoshta sepse kjo është nënë dëshmori….. Andaj juve përfaqësues institucionesh nuk ju falet asgjë, asnjë veprim i Juaji, karshi kategorive të luftës.

 Në këtë rast mu kujtua, Analistja Makfire Asllani, kur pyet:  A keni parë nëna dëshmorësh tek gdhendin gurët e varreve të bijve të tyre mos t’ju humbas SHENJA?  Por ja që Nëna e Dëshmorit Taulant Nura, nuk paska pasur as edhe këtë mundësi, as edhe të shkojë tek varri i djalit të saj.

Nuk më takon të bëj analizë se si dhe pse kjo Nënë, ka përfunduar në institucion për përkujdesje në atë shtëpi të pleqve, por pyetja e parë që më shkoi ndër mend dhe dhimbja që ndjeva ishte, athua qenka fill e vetme? Kur kuptova se kishte një djalë jashtë vendit dhe një vajzë këtu në Kosovë dhimbja për këtë Nënë m’u dyfishua. Andaj këtu nuk zë vend fjalia, se familja është e shenjtë, për këtë Nënë fatkeqësisht, jo. Sepse jeta e saj, mundi, torturat, vuajtjet i kanë sjellë edhe sëmundjet që i ka. 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …