Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me bijën e dëshmorit të kombit, Vjollca Xhemshir Xhemshiri

Mirë se vini në Radio Kosova e Lirë, e nderuar, Vjollcë, bijë e dëshmorit të Kombit, Xhemshir Xhemshiri!

Vjollca Xhemshiri Jetishi: Faleminderit për ftesën tuaj!

RKL: Jeni vajza e dëshmorit të kombit Xhemshir Xhemshiri, jeni e nderuar dhe e respektuar që keni pasur  një baba luftëtar i cili jetën ia kushtoi çlirimit të Kosovës . Si e kujtoni sot babanë tuaj të dashur?

Vjollca Xhemshiri Jetishi: Babi, ishte një guximtar. Unë, dy vëllezërit dhe motra ishim shumë të vegjël kur babai ishte pjesëmarrës në grupet ilegale për çështje atdhetare. Babai zhvilloi aktivitete të vazhdueshme patriotike. Ai ishte i vendosur dhe kishte një qëllim të qartë që Kosova të ishte e lirë. Isha 10 vjeçare kur babai jetën ia fali çlirimit të Kosovës , andaj edhe sot e kujtoj si Hero i të gjithëve.

RKL: Rënia dëshmorë e Xhemshir Xhemshirit , ishte humbje e madhe për UÇK-në, por edhe për familjen e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me ta?

Vjollca Xhemshiri Jetishi: Rilindja e babait ishte një humbje dhe krenari shumë e madhe  për të gjithë. Janë përvjetorët të cilët na bashkojnë me bashkëluftëtarët e babait të cilët na sjellin kujtime e nderime për veprene Tij heroike.

RKL: Sa herë vjen shtatori çfarë përshkon qenien tënde?

Vjollca Xhemshiri Jetishi: Shtatori me sjell emocione krenarie e mburrje por edhe mallëngjime e kujtime të cilat janë të pa harrueshme në kujtesën time, i konsideroj të pa ndashme nga jeta ime sepse vazhdimisht janë prezente dhe të fresketa sikur të ketë ndodhur dje!

RKL: Ku jeni sot ju bijat e bijtë e  dëshmorit, a studioni a punoni?

Vjollca Xhemshiri Jetishi: Unë kam përfunduar studimet në ekonomi, Gazmendi ka përfunduar studimet në inxhinieri të shkencave kompjuterike, Fitimi ka përfunduar studimet në ekonomi mirëpo jeton në mërgatë, ndërsa Hamidja ka përfunduar studimet në edukim fillor punon mësimdhënëse!

RKL:E nderuar Vjollcë, cili është mendimi i juaj ,lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pasluftës?

Vjollca Xhemshiri Jetishi: Aspak të kënaqur, aspak të përkrahur si nga ana morale po ashtu edhe financiare, thjeshtë të neglizhuar të pa mbështetur në të drejtat tona!

RKL:A mendoni se po bëjnë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Vjollca Xhemshiri Jetishi: Kosova ka pasur një rrugetim të gjatë, rrugëtim ky që nuk është varur çdo herë edhe nga vet ne, por e rëndësishme është që mos të ndalemi dhe të vazhdojmë ta përcjellim amanetin e tyre në vendin e merituar.

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit, a mjafton ajo?

Vjollca Xhemshiri Jetishi: Nuk mund te them për një përkrahje konkrete, por përkrahjet kanë qenë gjithëherë vetëm në datën e Rilindjes së babait.

RKL: Dëshmorët jetën, luftën e rënien e bënë bashkë, por fatkeqësisht tani për interesa politike edhe po i ndajnë, si e vlerësoni ju këtë?

Vjollca Xhemshiri Jetishi: Familjet e dëshmoreve janë të shenjta, jemi ne ata që  duhet të kenë respekt që amanetin e dëshmorëve. ta qojnë në vend, duke luftuar të keqen në secilën sferë të jetë ajo, duke mos shkelur të drejtat e qytetareve ashtu siç kanë ëndërruar ATA, që na sollën lirinë.

RKL: E nderuar Vjollcë, të falënderojmë se u bëre pjesë e intervistave në Radio Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet!

Vjollca Xhemshiri Jetishi: Ishte kënaqësi të jem pjesë e Juaja ,faleminderit Radio Kosova e Lirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …