Qeveria e Kosovës dhe udhëheqja e komunës së Shtimes, edhe kësaj radhe injorojnë Radion Kosova e Lirë dhe TV-Diellin, nuk ju dërgojnë ftesa zyrtare, sepse pa ftesë nuk lejohet hyrja, ose pjesëmarrja në akademi.
Po kush jeni ju more?
Harrojnë të mjerët se me mos ftesën tregojnë fytyrën e vërtetë të tyre të vrugnuar nga të ligat, harrojnë po ashtu se askushi s’janë që të vendosin kush shkon në akademi, që për hirë të së vërtetës personalisht nuk do i duroja dot duke thurur elozhe të masakruarve, por akronimin UCK nuk ua zë goja. Harrojnë se kur ishte RKL këta nuk ishin fare në Kosovë e aq më pak në Reçak.
Harrojnë këta të mjerët se kur është bërë shkrimi i parë për Reçakun me 15 e 16 janar 1999 në malet e Berishës, këta fare nuk ishin, por edhe nuk ndiheshin të gjallë sepse nuk besonin dot se ajo UÇK, që se zënë dot në gojë luftoi me asht e rrasht me mish e gjak, dhe kufomat i varrosi dinjitetshëm. Harruan, harrojnë po ç’nuk harrojnë. Por çuditërisht nuk harrojnë që nesër në fjalimet e tyre brumin, ajkën, bazamentin e fjalimeve të tyre i vjedhin pjesët e shkrimeve të qindra shkrimeve të profesorit-drejtorit të radios Kosova e Lirë z. Ahmet Qeriqi.
Vitin e kaluar, mos ftesën e pata përjetuar rëndë shpirtërisht sepse i kujtova 23 vitet e kaluara…. sivjet, më erdhi inati mendova po kush janë këta që bëjnë monopol në Akademinë e Reçakut?
Këtu në rastin konkret i arsyetoj familjarët e dëshmorëve dhe martirëve që marrin pjesë në akademi: Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa, Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, Skënder Çarri Nazim Kokallari ,dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Familjarët e të masakruarve: Banush Azemi, Ragip Bajrami, Halim Beqiri, Rizah Beqiri, Zenel Beqiri, Lutfi Bilalli, Ajet Emini, Bujar Hajrizi, Myfail Hajrizi, Skënder Halili, Haqif Hysena, Hajriz Ibrahimi, Hakip Imeri, Murtez Imeri, Nazmi Imeri, Mehë Ismajli, Muhamet Ismaji, Ahmet Jakupi, Eshref Jakupi, Hajriz Jakupi, Mehmet Jakupi, Xhelal Jakupi, Jashar Jashari, Raif Jashari, Shukri Jashari, Fatmir Limani, Nexhat Limani, Salih Limani, Bajram Mehmeti, Hanumshahe Mehmeti, Arif Metushi, Haki Metushi, Ahmet Mustafa, Asllan Mustafa, Muhamet Mustafa, Sadik Osmani, Jashar Salihu, Shukri Salihu, Bajrush Shabani Ahmet Smajli, Sheremet Syla, Shyqëri Syla, Bajram Xheladini, Njazi Zymeri. Sot e mot i përjetshëm kujtimi për Ata. Por a arsyetohen disa të tjerë…
Sepse qe 25 vite, po të mos ishte radio Kosova e Lirë, po të mos ishte libri “ Maskra e Reçakut kundër njerzimit” do të ishin harruar për be emrat e tyre. Andaj do të duhej që në shenjë proteste të mos merrnin pjesë në akademi, ti bojkotonin sepse edhe ashtu ata mezi presin të lexojnë e të ikin, e të mos u kujtohet Reçaku deri në vitin 2025. Pra këta politikanët e kujtojnë masakrën e Reçakut vetëm për protokkol dhe marketing politik, por assesi se ju dhemb zemra e shpirti, e lere më ti kujtojnë çdo ditë qe 25 vite, sikur bën Radio Kosova e Lirë e TV Dielli. Cili nga këta politikanë që e privatizojnë akademinë për Reçakun mban në zyrat e tyre një fotografi të Masakrës së Reqakut, sikur janë pranishme në ambientet e RKL-së, apo ambasadori Wiliam Woker që e mban në zyrën e tij.
Keni harruar se deri tani është veç Televizioni Dielli, që ka realizuar dokumentarin për Reçakun “ SAGA E REÇAKUT.