Arbanë Qeriqi-Gashi

Arbanë Qeriqi-Gashi: Rrugëtimi i Radios Kosova e Lirë për 22 vite

 (Temat dhe përmbajtja e programit të Radios-Kosova e Lirë)

Radio Kosova e Lirë po përmbyll me sukses edhe këtë vit duke shënuar plot 22 vite transmetim, suksese, punë, angazhime, përpjekje, sfida…

 Për 22 vite në Radion Kosova e Lirë, është bërë punë kolosale në të gjitha segmentet. RKL dallon nga mediumet tjera për nga përmbajtja dhe programi.

Është e vetmja radio që për 22 vite emeton program për dëshmorët e kombit në dy emisione  ditore, në ora 13.00 dhe 19.00 por ka muaj ( janar, mars, prill, maj, qershor, korrik, gusht, shtator e dhjetor ) kur emetohen tetë deri në dhjetë orë biografi të dëshmorëve në datë rënien e tyre, biografi të cilat merren kryesisht nga “Feniksët e Lirisë” por edhe shkrime autoriale të bashkëpunëtorëve të radios. Deri tani janë realizuar 1 mijë e 251 biografi të dëshmorëve të tri luftërave tona çlirimtare.

Rubrikë tjetër dalluese është edhe “Kalendari Enciklopedik Ditor” ku për 365 ditë, në dy termine ditore, 9.00 dhe 15.00 janë të pranishme datat më të rëndësishme kombëtare, historike, kulturore etj.

 Emisioni javor “Dëshmi për Krimet Serbe në Kosovë” që ka filluar emetimin që nga qershori i vitit 1999 e deri më sot që janë realizuar 88 emisione të tilla, e jo si disa medie tjera që kanë filluar muajve të fundit.

 “Tema Historike” ku trajtohen ngjarje të rëndësishme historike, kombëtare, shqiptare. Deri tani janë realizuar 200 tema të tilla.

Rubrika ditore “Komenti, analiza, vështrime redaksional dhe të bashkëpunëtorëve të RKL-së”.

 “E shtuna letrare artistike” emision javor.

Emisioni javor “Analizë e veprave letrare artistike”. Deri tani në këtë emision janë realizuar 77 analiza të tilla.

Mandej “Fjala artistike në mikrofon”, po ashtu emision javor.

Emisioni ditor “Tema nga shëndetësia dhe këshilla praktike”.

“T’i njohim popujt e botës” emisioni i parë dhe i vetmi në mediet tona, ku janë realizuar dhjetëra emisione për popuj dhe vende të ndryshme.

Emisioni javor “Jeta dhe vepra e rapsodëve të mirënjohur shqiptar”

Rubrika “Personalitete kombëtare, kulturore e artistike” emetohen në datën e lindjes dhe vdekjes së tyre. Deri më tani janë realizuar 197 emisione për jetën dhe veprën e tyre.

Emisione të kulturës. Deri më tani janë realizuar 177 emisione të tilla.

Emisioni javor “Tema psikologjike dhe pedagogjike”

Emisionin javor “Yje të pashuar” ku paraqitet jeta dhe vepra e dëshmorëve të LANÇ në Shqipëri.

Emisioni javor “Muzika simfonike nga kompozitorët  shqiptarë”

Emisioni javor “Jeta dhe vepra e shkencëtarëve të njohur”

Emisione speciale me tematikë kulturore, kombëtare, edukative, arsimore, muzikore, etj. Janë me qindra emisione të tilla të realizuara në RKL.

Ndër vite janë realizuar dhe vazhdojnë të realizohen rubrikat si: Proza jonë e zgjedhur, Letra nga burgu, Radio drama, Në gjurmë të lashtësisë, Bisedë me krijues, Emisioni satirik, Intervista, etj.

 

Qëllimi dhe misioni i radios është informimi i drejtë, korrekt dhe i paanshëm.

 Sfidat e përhershme të RK-së, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të ndryshme por në vite mbetet sfidë ana financiare. Për 22 vite, RKL po përballet me një luftë të vështirë por do t’i bëjë ballë konkurrencës egër dhe do ta fitoj edhe këtë betejë, do të vazhdoj të jetë edhe më e vendosur për ta shpjerë përpara çështjen e madhe të lirisë për të ardhmen e kombit dhe atdheut.

Në këtë përvjetor dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët tanë në fushën e marketingut pasi pa bashkëpunimin e tyre do ta kishim edhe më të vështirë rrugëtimin gjatë këtyre viteve.

 RKL me punën e saj kolosale e bën më të plotë dhe konkrete njohjen e periudhës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. RKL është adresa e vetme për familjarët e dëshmorëve. RKL, tani e tri vite edhe TV Dielli, janë mediumet e vetme që mbajnë gjallë frymën e pastër kombëtare, kulturore e artistike. RKL është simbol i shenjtë i luftës së UÇK-së.

Misioni i RKL është që të mbaj të gjallë frymën e pastër kombëtare e atdhetare të popullit liridashës. Dëshira, vullneti dhe gatishmëria për të kryer detyrat sublime për shtetin tonë nuk kanë munguar e nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

Shtylla kryesore e RKL që nga ideja për krijimin e saj dhe fillimi i transmetimit më 4 janar të vitit 1999 e sidomos nga korriku i po këtij viti e deri tani është babi im-Ahmet Qeriqi. Babit tim si autor i shumë artikujve studimore të ngjarjeve kombëtare, historike në Kosovës, që ka shkruar shumë shkrime për ngjarje me peshë të madhe historike, uroj që dora e tij  të shkruajë edhe kumtin e Bashkimit Kombëtar e RKL të jetë zëri i parë i këtij lajmi të pritur me shekuj. Me punë të vazhdueshme e të kujdesshme, RKL po e kryen me sukses misionin e saj për Bashkimin Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …