Arbanë Qeriqi: Intervistë me Mimozë Salihun, bija e dëshmorit të kombit, Ruzhdi Salihu

Arbanë Qeriqi: Intervistë me Mimozë Salihun, bija e dëshmorit të kombit, Ruzhdi Salihu

RKL: Mirë se vini në valët e radios Kosova e Lirë e nderuara Mimoza, bijë e dëshmorit të kombit,  Ruzhdi Salihu

 Mimoza Ruzhdi Salihu: Mirë se ju gjej. Natyrisht se është nderë dhe kënaqësi të jem bijë e dëshmorit, por në të njëjtën kohë është edhe mungesë e madhe sepse mua dhe të gjithëve në familje  na  mungon një pjesë e shpirtit.

 

RKL: RKL: Çka dini për aktivitetin e babait tuaj në përgjithësi  e në veçanti për kohën e Luftës së UÇK-së, meqë ju keni qenë vetëm tri vjeçe kur ka rënë babai

Mimoza Ruzhdi Salihu: Nuk e disa sa mundem unë ta  përshkruaj veprimtarinë dhe guximin e babit tim. Fatkeqësisht unë po flas me fjalët e dëgjuara nga të tjerët, nga të afërmit dhe bashkëluftëtarët e tij  pasi që isha 3 vjeçare në vitin 1998. Babi im, krenaria ime ishte i kyçur në aktivitete që ishin kundër regjimit të atëhershëm. Për shkak të veprimtarisë dhe aktivitetit të babit familja jonë ishte në shënjestër  nga policia serbe. Ai kishte arrestuar dhe ndëshkuar fizikisht babanë por edhe gjyshin tim. Pas tërë atyre torturimeve ai u lirua mirëpo me një zemërim tejet të madhe ndaj atyre që dëshironin të merrnin vendin për të cilin ishte derdhur gjak me vite të tëra. Babi ishte kyçur në UÇK dhe bëri betimin me shokët e tij te komandantet e atëhershëm Ftamir Limaj dhe Ismet Jashari Kumanova. Pas disa muajve shtëpia e familjes sonë  lirohet nga anëtaret e dhe  shndërrohet në shtab lokal  për të dhe bashkëluftëtarët e tij, deri në mbarim të luftës.

 

RKL: Rënia e Ruzhdi Salihut  ishte humbje e madhe  për UÇK-në, por edhe për familjen, a ju vizitojnë bashkëluftëtarët e tij?

Mimoza Ruzhdi Salihu:  Natyrisht se ishte humbje e madhe për shokët  bashkëluftëtaret, mirëpo humbje tejet e madhe për familjen dhe mungesë e cila nuk plotësohet nga askush dhe për asgjë. Mbajmë kontakte me disa prej tyre. Kohë pas kohe  takoj njerëz që e kishin njohur nga afër, shokë nga shkolla e mesme, shokë dhe bashkëluftuar e që më bëjnë të ndjehem tejet krenare, kur i dëgjoj të flasin  me aq respekt, krenari por edhe dhembje për veprat e babit.

 

RKL: Ku jeni sot Ju bijat e bijtë e dëshmorit, Ruzhdi Salihu a studioni, a punoni?

Mimoza Ruzhdi Salihu: Vajza e dëshmorit, këtë titull mundohem që ta mbaj me shumë krenari, rruga e vetme që kjo të arrihet ishte që ta shfrytëzoja Lirinë të cilën ma mundësoi babi dhe të gjithë ata dëshmorët  të cilët dhanë jetën për këtë vend. Ajo rrugë  pastaj ishte studimi dhe puna e palodhshme nga ana ime.  Tani jam duke studiuar, në vitin  e dytë, studimet Master në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Ekonomi. Jam e punësuar në një institucion microfinaciar. Vëllai im është student në një kolegj privat dhe punon në një kompani reklamash.

 

RKL: E nderuara Mimoza, cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pasluftës?

Mimoza Ruzhdi Salihu: Si bijë e dëshmorit mendoj që asnjë nga qeveritë e pasluftës nuk ka bërë mjaftueshëm për familjet e dëshmorëve, asnjëherë nuk flas për anën materiale, mirëpo po flas për respektin dhe vlerën që duhet të jepet nga ana e tyre, disa nga ata harruan familjaret e bashkëluftëtarëve të tyre.

 

RKL: Po nga OVL e UCK, dhe nga Presidenca po shpalljen e tituj e grada për dëshmorët, ata po selektohen dikush dëshmor e martir e dikush hero, cili është komenti i Juaj?

Mimoza Ruzhdi Salihu: Jam shumë e dëshpëruar nga presidenca e Kosovës. Dëshmori i parë në komunën e Shtimes, babai im është  që luftoi dhe ra në fushën e betejës, duke luftuar ballë për ballë kundër forcave policore e  ushtarake serbe dhe ende nuk i është dhenë grada Hero i Kombit.  Edhe më shumë jam e dëshpëruar nga OVL-të për gjendjen e tanishme sikur është rasti me veteranet e Kosovës.

 

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Mimoza Ruzhdi Salihu: Përkrahja e vetme nga institucionet e Kosovës janë  lehtësimet  gjatë shkollimit.

 

RKL: A mendoni se po bëjmë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Mimoza Ruzhdi Salihu: Unë mendoj se shumë prej tyre  janë duke e shkelur amanetin dhe gjakun e tyre. Për Kosovën tonë të dashur duhet shumë punë e qeveritarët tonë  kanë harruar punën që duhet bërë.

 

RKL: E nderuar Mimoza, të falënderojmë se u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet!

Mimoza Ruzhdi Salihu: Faleminderit Juve për kujdesin që po tregoni ndaj familjeve tona, me përkujtimet e përditshme të jetës dhe veprave të tyre që keni bërë dhe po bëni për jetën dhe veprat e Tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …