Ata që mendojnë se jetojmë në një vend të lirë i gënjen mendja. Ata që mendojnë se jetojmë në një vend demokratik i gënjen mëndja dhe më keq akoma. Dhuna mbi veteranët, tek Varrezat e Dëshmorëve, është një turp për qeverinë dhe së pari për kryeministrin Edi Rama, është një turp për policinë dhe së pari mbi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa.
Me kushtetutën tonë presupozohet se në Republikën e Shqipërisë, që është kthyer në Republikën e Gallatës, janë të mbrojtura me ligj liritë politike dhe fetare të çdo shqiptari. Me ligj është ndaluar vetëm liria për të qenë fashist. Si guxon një bythec burrë si Lulëzim Basha, një hajdut ordiner, por ironikisht kandidat për kryeministër, të kërcënojë një klasë të tërë shoqërore, që janë komunistët dhe simpatizantët e komunizmit në gjithë Shqipërinë?!
A e di ky buratin i llakosur se në Shqipëri dhe gjithë Europën, nuk ka asnjë pengesë ligjore për zhvillimin e ideve të komunizmit. Të vetmet ide dhe liri që dënohen me ligj janë idetë dhe liritë fashiste, pikërisht ato ide dhe liri që inkurajon dhe promovon sot Partia Demokratike e Shqipërisë. Organizata e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, ku unë jam Anëtar Nderi dhe pasardhës veterani, duhet të dali me një vendim politik në mbrojtje të anëtarëve të vet që u dhunuan nga falangat fashiste që rriten nën hijen e SHQUPIT.
Nëse policia nuk i arreston dhunuesit, dhe këtë të drejtë e ka policia, atëherë kjo organizatë me 200 e ca mijë anëtarë duhet t’i heq mbështetjen politike qeverisë Rama dhe të mos e votojë më Partinë Socialiste. Veteranët nuk janë njeri pa njeri. Kanë djem e nipër që të marrin gjak në vetull dhe që mund t’i shtypin si krimba dhunuesit e prindërve dhe gjyshërve të tyre.
Por kjo nuk është punë vetëgjyqësie. Njerëzit i paguajnë taksa shtetit, që ai t’u sigurojë jo vemë mbrojtjen e lirive e ideve, por dhe mbrojtjen fizike. Këtu, një pakicë e ndyrë agresive, që ka humbur çdo betejë që nga lufta e gjer më sot, është trimëruar dhe sfidon çdo ditë ligjin dhe shtetin. Këto janë reflekse që marrin frymëzimin nga çizmet që fluturojnë në Kuvend, nga bllokimi i foltores prej të fortëve të tipit Noka e Paloka. Populli thotë se derri do plumb.
Unë them se këta derra duhen futur në thark dhe duhen gdhendur mirë. Ne ua dimë trimërinë ballistëve, zogistëve, të përndjekurve dhe gjithë sojit e sorollopit të tyre. Këta duhen rrahur tani sa janë kulishë, se po u bënë sa Saliu nuk ke ç’u bën më. Pres që qeveria të reagojë, ndryshe këtej e tutje nuk do ta kenë mbështetjen time dhe ndofta as të mijëra veteranëve. (Dita)