Tani me akuza,
po të grijnë të tërë,
po për Arben Dukën,
veç një krim ke bërë!
Veç një krim ke bërë,
që kurrë s’do të falet,
kur Sali Berishën,
e shkule nga malet!
E shkule nga malet,
si babai birin,
dhe me shkollë të lartë,
e bëre qafirin!
Po ti këtë punë,
nuk e bëre mirë,
se Sala për Vendin,
do bëhej mynxyrë!
Tek Sala shkëlqeu,
besa e shqiptarit,
sepse për mirënjohje,
të nxori prej varrit!
Qe në kohën tënde,
servil i servilëve,
u bë në të tijën,
katil i katilëve!
Që në kohën tënde,
kulm’ i ekstremizmës,
skllavi yt i bindur,
dhe idealizmës!
Ndaj në komunizëm,
pati goxha ngjitje,
ca me bythëlëpirje,
dhe ca me zvarritje!
Por ja, sapo ra,
i yti sistem,
shpellari kaloi,
në tjetrin ekstrem!
Dhe ish komunisti,
i stër-stërbetuar,
ju sul komunizmit,
si ujk i tërbuar!
Në krye të vendit,
doli papandehur,
gjithë atë urrejtje,
ku e kishte fshehur!
Ti vërtetë nga shpella,
në Tiranë e more,
po shpellën nga koka,
kurrë dot nuk ia nxore!
Qindra herë kam shkruar,
për Salën ç’ka bërë,
saqë do ta vuajmë,
një shekull të tërë!
Ai do të mbetet,
një njeri i zi,
se ka bërë krime,
në demokraci!
Ka qenë për Atdheun,
mallkim Perëndie,
thënë saktësisht,
simbol ligësie!
Nëse në Tiranë,
s’do ta kishe marrë,
nuk do ishin vrarë,
me mijëra shqiptarë!
Tani e shikon,
ç’na ke bërë-mor burrë,
kjo është hataja,
që s’të falet kurrë!
E lije në male,
një çoban në fshat,
dhe gjithë Shqipëria,
do kish tjetër fat!