Profesori universitar, Arben Fetoshi, e konsideron të rëndësishme që shqiptarët e Kosovës lindore të jenë të unifikuar dhe të mobilizohen që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë një përfaqësim sa më të madh të mundshëm në Parlamentin e Serbisë. Ai në një intervistë për KosovaPress konsideron se fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi rikonfirmon se politika serbe ka mbetur peng i së kaluarës, pasi pozita dhe opozita serbe kanë keqpërdorur sërish Kosovën për të nxitur mobilizimin e elektorateve me qëllim të përfitimit të sa më shumë votave. Fetoshi thotë se mënyra e të bërit fushatë elektorale, dëshmon faktin se Serbia vazhdon me lojërat e vjetra, duke mos vepruar asgjë në kuadër të marrëdhënieve fqinjësore. Fetoshi derisa potencon se faktori politik shqiptar në Serbi në të kaluarën ka qenë i ndarë, për çka thotë se kjo i ka kushtuar me përfaqësim minimal në parlamentin e Serbisë, u bëri thirrje shqiptarëve për mobilizim për t’iu përgjigjur procesit zgjedhor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …