Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar deklaratën e fundit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke theksuar se këto lloj reagimesh nuk do të jenë të fundit, për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes qeverisë Kurti dhe partnerëve ndërkombëtarë. Arben Gashi, ka nënvizuar shqetësimet e vazhdueshme të Amerikës dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë për situatën politike në vend. Një situatë e tillë është e favorshme për Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, duke sugjeruar se gabimet dhe veprimet e qeverisë aktuale po e bëjnë Vuçiqin të duket i pranueshëm në skenën ndërkombëtare. “Gabimet e qeverisë e bëjnë Vuçiqin të duket i pranueshëm, edhe pse është një person i ligë,” saktësoi, Arben Gashi.