Arben Gashi: Gjatë bashkëqeverisjes anëtarët e Vetëvendosjes kanë qenë paranojak në çdo vendim

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka folur për herë të parë rreth problemeve të para mes qeverisjes se partisë së tij me Vetëvendosjen. Ai ka thënë se anëtarët e kësaj të fundit kanë qenë paranojak në çdo vendim, duke përmendur edhe një shembull. “Ne për shembull kishim ndarjen e Komisionit i cili ndahet sipas formulës, pastaj kishim komisionin për marrëveshjen e stabilizim-asociimit, duhet ndahej kush do ta drejtojë. Shkova te Rexhep Selimi dhe flisnim shumë korrekt, kush po mendon se duhet ta udhëheq. Ai më tha zgjedhe ti si po dëshiron, e lamë që të takohemi javën tjetër. Kur erdhën, erdhën disa persona shkruanin në letra, flisnin në vesh, me paranoja sikur po dëshirojmë t’i mashtrojmë. Për 52 ditë që kemi qenë në qeverisje nuk më kanë dhënë një mendim, për 52 ditë nuk arritën të bënin Komisionin për MSA-në”, ka thënë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Lëvizja Vetëvendosje

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …