Arben Gashi

Arben Gashi: Komunikimi me një terrorist si Radojqiç, i cili është në listën e zezë, është një vepër penale

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar lidhur me bisedat telefonike të fundit të publikuara mes shefes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dhe terroristit Millan Radojqiç. Gashi u shpreh se këto biseda janë të befasishme për të. Jam çudit, nuk e kam pritur atë lloj komunikimi dhe afërsie. Mimoza është viktimë e Vetëvendosjes. Atë lloj komunikimi dhe negocimi, Mimoza nuk e bën pa u marrë vesh me kryeministrin, sepse janë punë që ai duhet të japë pëlqimin për t’u bërë, tha ai. Gashi gjithashtu shtoi se komunikimi me një terrorist si Radojqiç, i cili është në listën e zezë, është një vepër penale.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku mirëpret largimin e ndërmjetësuesve të dialogut, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrel

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka mirëpritur vendimin për largimin e dy ndërmjetësuesve aktualë të …