Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për çështje të ndryshme që prekin aktualitetin politik në Kosovë, përfshirë zgjedhjet e parakohshme, takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, si dhe dështimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gashi ka deklaruar se LDK do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme nacionale, pavarësisht se kur do të mbahen ato. Ai theksoi se LDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike. Lidhur me takimin ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Krasniqi, Gashi nuk e sheh si problematik apo si shenjë të ndonjë hatër mbetjeje. Ai e konsideron këtë takim si të drejtë dhe të natyrshëm, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për të sulmuar PDK-në apo për të vënë në pikëpyetje bashkëpunimin e saj me Vetëvendosjen. Gashi shprehu shqetësimin për situatën aktuale dhe nevojën për veprime të koordinuara për të arritur qëllimet kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …