Përplasen dhe replikojnë mes vete deputetët, Arben Gashi i LDK-së dhe Dimal Basha i Vetëvendosjes

Arben Gashi: Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje, pasi sipas tij, po dëshmohet se pushteti aktual nuk është i aftë për të qeverisur vendin. Gashi deklaron se shumica në Kuvend për shkak të humbjes së numrave s’po merr pjesë në seanca të jashtëzakonshme, si dhe nuk po thërret seanca të rregullta plenare. Javë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje janë larguar tre deputetë. Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë dhënë dorëheqje nga partia në pushtet dhe janë deputetë të pavarur, kurse deputetja Drita Millaku ka aderuar në LDK. Më parë nga kjo parti , janë larguar edhe deputetët, Haki Abazi dhe Fatmir Humolli. Përveç deputetes Millaku, shefi i deputetëve të LDK-së, paralajmëron se shumë shpejtë edhe deputetë të tjerë të LVV-së, do të aderojnë në LDK.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …