Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së sotme të kryesisë ka thënë ende nuk ka diçka konkrete për ndonjë koalicion të mundshëm. Ai tha se janë mbledhur për të diskutuar për çështje teknike të zgjedhjeve. Ndërsa, sa i përket koalicioneve theksoi se ende është herët. “Për koalicionet nuk ka diçka konkretet, me 14 janar është lista e dërgimit të koalicioneve dhe ka kohë deri atëherë. Ka qenë mbledhje koordinuese, ndërtimi i kritereve të kandidatëve për deputetë, hartimi i programit të fushatës dhe çështje të tjera teknike”, ka thënë Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …