leoni

Arben Gashi

Arben Gashi: Ministrja Haxhiu, thotë ta presim drejtësinë, për Martin Berishajn, por harron sa të tjerë i ka quajtur kriminelë, pa fakte

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishajt nuk mund të hetohet as nga Sllovenia e as nga Kroacia në lidhje me skandalin financiar në të cilin është implikuar. Ai  theksoi se vetë zonja Haxhiu dhe anëtarë tjerë të partisë në pushtet i kishin quajtur kriminelë njerëzit nga Kuvendi. “Po më pëlqen modernizimi i zonjës Haxhiu, e cila po thotë ta presim drejtësinë, por po harron në të njëjtën kohë se në këtë Kuvend vetë ajo dhe shumë të tjerë i kanë quajtur njerëzit kriminelë, pa fakte. Familjarët e tyre, fëmijët e tyre, gratë e tyre, dajët  e tyre, tezet e tyre, krejt i kanë quajtur kriminelë. shtroi disa pyetje për verifikimin e sigurisë për Martin Berishajn. “Para se ta marrë shtetësinë e Kosovës, AKI-ja a e ka dhënë mendimin e vet AKI-ja  për këtë person”, pyeti ai. “A e ka marrë certifikatën e sigurisë, ka pyetur deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …