Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, fjalën e tij në seancën e Kuvendit ka përmendur premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje të cilat Qeveria dështoi t’i realizonte. “Deri më tani, ky kryeministër mund të kualifikohet: paaftësi, dështim, korrupsion, krim”, tha ai. Arben Gashi renditi ligjet dhe vendimet të cilat u shpallën kundërkushtetuese dhe disa nga skandalet që e karakterizuan qeverisjen e tij. Albin Kurti sot foli këtu një orë dhe asnjë sekond nuk ishte kryeministër. Ishte drejtor ndërmarrrjeje, ishte menaxher i ndërrimit në spital, isthe ofiqar në një komunë, por asnjëherë, në asnjë rrethanë, në asnjë moment, kryeministër i vendit”, tha ai. Mashtrove sa herë fole, mashtrove çka the, mashtrove sepse dështimi, mashtrimi, paaftësia, dobësia, krimi, korrupsioni, skandali, janë fjalët që e përshkruajnë qeverisjen tënde dhe qeverinë që ti e ke udhëheq. Pra, kryeministër, je i dobët, je i paaftë, je i korruptuar, je i dështum, je i zhytur në skandale. Qytetarët e Kosovës duhet me të ndëshku sepse nuk e meriton asnjë ditë të jesh kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Arben Gashi.
