Shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashu u raportua se gjatë dy viteve të mandatit të tij të parë si deputet i Kuvendit kishte përfituar mbi 10 mijë euro benificione nga Kuvendi për udhëtim. Gashi nuk e ka mohuar një raportim të tillë por që thotë se në atë kohë Sekretariati i Kuvendit e kishte parë të arsyeshëm një kompensim të tillë për deputetët që udhëtonin. Deputeti opozitare madje thotë se nuk ishte në dijeni në atë kohë për këtë kompensim.
Mandati im si deputet i Kuvendit të Kosovës është i pesti me radhë. Gjatë mandatin tim të parë, kam jetuar në komunën e Pejës. Në atë kohë, për pjesën dërmuese të deputetëve, apo ata që jetonin jashtë kryeqytetit, Sekretariati i Kuvendit të Kosovës kishte vlerësuar se duhet t’iu paguhen shpenzimet e udhëtimit. Thënë të drejtën, asokohe as nuk e dija që na takonte një gjë e tillë, gjë që e kam kuptuar me shumë muaj vonesë.